Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, njihet jo vetëm për zërin e mrekullueshëm, por edhe për fizikun e saj që është gjithmonë në super formë.

E nuk janë të rralla fotot që këngëtarja poston për të treguar hiret e saj, e të njëjtën gjë ka bërë edhe në postimin e fundit në Instagram.

Këngëtarja ka pozuar topless në plazh, ndërsa mbulon gjoksin me duar, foto e cila ka marrë shumë pëlqime, por ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendjen ka qenë komenti në shqip i mamasë së saj, Vera Ora.

“S’ka mo deti”, i shkruan ajo të bijës, duke i dhënë “ultimatumin” pas këtyre imazheve tepër provokuese.