Disa ditë më parë, aktori i programit të humorit, “Portokalli”, Florjan Binaj konfirmoi se ishte infektuar me Covid-19. Aktori shkruajti në Instagram se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se do karantinohet për 2 javë.

Ditën e sotme, aktori ka reaguar sërish pasi në media ka qarkulluar lajmi se ai ka infektuar një person tjetër, i cili shënoi të prekurin e parë nga Covid-19 në Përmet.

Në një postim në Instastory i ka quajtur këto lajme dashakeqëse dhe shpifje, ndërsa shkruan se e vërteta do dalë në shesh shumë shpejt dhe paralajmëron “Report Tv”, i cili hodhi i pari lajmin, se po e padisë në gjykatë.

“Pashë një lajm te Report Tv që aktori i Portokallisë Florjan Binaj ka infektuar me Covid-19 qytetin e Përmetit dhe se personi i infektuar më paska takuar në një party para një jave…emrin e të infektuarit nuk mund ta bëjmë publik për arsye etike, kurse emrin tim e bënë llum…Sa për sqarim, në Përmet kam qenë në datë 7 qershor dhe jo para një jave. Kjo është një  lojë e shpifur, dashakeqe, e turshme, e bërë për të ulur dhe hedhur baltë mbi fugurën time. E vërteta do dali në shesh shumë shpejt, ndërkohë që report Tv dhe ata që e kanë sajuar këtë lajm do përballen në gjykatë me mua!”