Ditën e sotme Soni Malaj feston ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë, këngëtarja ka marrë urime të shumta nga fansat dhe miqtë e saj.

Soni ka lindur në vitin 1981 në Tropojë dhe ndonëse duket se vitet kanë ndalur për të, ajo mbush plot 38 vjeç. 

Këngëtarja në këtë qytet ka pasur edhe fillimet e karrierës së saj muzikore, por në moshën 14-vjeçare ajo pati suksesin më të madh, teksa u dallua nga një studio muzikore.

Tani Soni është një ndër këngëtaret më të pëlqyera dhe në karrierën e saj numëron disa hite muzikore. Kujtojmë që projekti i saj i fundit muzikor është "Te Quiero".