Aktori i humorit, Flrojan Binaj ka dalë kundër rregullave të kryeministrit Edi Rama, të cilat sipas tij nuk do lejojnë përhapjen e koronavirusit.

Flori shkruan në rrjete sociale se nuk i bindet dikujt që shkel të drejtat e tij, ndërsa urdhrat e karantinimit i quan surreale:

“Unë nuk pranoj t’i bindem urdhrave të një njeriu që më shkel të drejtat e mia. Duke më mohuar lirinë timë në emër të surrealizmit të tij. Ti mund të jesh çfarë të duash por unë dhe qytetarët e këtij vendi, nuk jemi dele!”, shkruan në Instastory aktori i cili e imition kreun e qeverisë çdo javë në programin e humorit, “Portokalli”.