Stresi në krahët e modeles së njohur

04/07/2020 - 21:05

Pas ndarjes nga Kejsi reperi nis historinë e dashurisë, kush është biondja që i ka rrëmbyer zemrën – Stresi prej kohësh ka qenë në qendër të mediave. Jeta private e trazuar e reperit vijon që nga koha kur ai doli nga burgu. Marrëdhënia me ulje dhe ngritje me partneren e tij kanë qenë kryefjala e shtypit rozë. Sapo i shihnin së bashku, Kejsi dhe Stresi ndaheshin sërish, duke mos kuptuar arsyet e konflikteve të çiftit. Edhe pse u duk se vera do t’i gjente së bashku, Kejsi nga rrjetet sociale ka konfirmuar edhe njëherë se tashmë historia me Stresin ka marrë fund. Nga ana tjetër reperi vijon jetën e tij në Tiranë. Vetëm pak kohë më parë ai ka festuar ditëlindjen e tij, që duhet thënë ishte një festë gjigante. Mes shumë të ftuarve, ajo që ra në sy ishte vajza bionde, e cila shfaqej non stop në krah të këngëtarit.

Nga miqtë kemi mundur të mësojmë se vajza në fjalë është e dashura e re e Stresit. Dhe nuk është një emër i panjohur për mediat. Bëhet fjalë për Atalanta Kërçyku, biondja seksi, e cila mban disa kurora miss-i dhe vitin e fundit përfaqësoi vendin tonë në “Miss World”. Atalanta prej vitesh është shfaqur në ekranet shqiptare dhe aktualisht është pjesë e formatit “She’s on top” në “Top Chanel”, format ky që vlerëson imazhet e reja të televizionit. Atalanta ka qenë padyshim personi që është shfaqur më pranë Stresit në festën e organizuar, duke shijuar ditët e para të kësaj lidhjeje, por edhe duke e konfirmuar lidhjen edhe për miqtë. Nga miqtë e afërt kemi mundur të mësojmë se dyshja ka nisur një lidhje vetëm pak kohë më parë dhe natyrisht që në një festë të tillë nuk kishte sesi të mungonte biondja bukuroshe. Ashtu si shihet edhe në fotot e siguruara nga “Gazeta Shqiptare”, nuk kanë munguar as përqafimet në festën e organizuar për festën e ditëlindjes së reperit. Ndonëse një lidhje e re, duket se dyshja kalon kohë së bashku, pasi në rrjetet sociale i kemi ndeshur të dy në jug të vendit, edhe pse nuk kanë postuar foto me njëri-tjetrit. Kështu tashmë për Stresin nis një jetë e re, duke hedhur pas historinë me Kejsin, në krah të modeles së mirënjohur. Tashmë sytë e të gjithëve ne janë pranë këtij çifti, për të parë apo kapur detaje të reja nga lidhja më e re e showbizz-it shqiptar./gazetashqiptare

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ditën e djeshme në shumë media online qarkulloi me shpejtësi lajmi se Çiljeta Xhilaga ishte larguar nga Partia Demokratike pasi ishte zhg

Ben Affleck dhe Ana de Armas i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Në muajin dhjetor të vitit 2019, martesa e Justin Timberlake dhe Jessica Biel ishte pranë përfundimit, për shkak të disa fotove ku artist

Ermal dhe Sabri Fejzullahu janë dy emra mjaft të dashur për shqiptarët.

Moderatorja e njohur, Xhemi Shehu është mjaft diskrete përsa i përket jetës së saj private. Xhemi ka preferuar ta mbajë sekret bashkëshor

Moderatori dhe gazetari i njohur, Sokol Balla është bërë baba për herë të tretë. Lajmin e ka dhënë vetë Balla teksa ishte i ftuar në emis

Prej vitesh, këngëtari Alban Ramosaj dhe fotografi Endrit Mërtiri kanë patur një miqësi të ngushtë.

Kate Winslet ishte vetëm 21 vjeçe kur roli i saj në "Titanic" e ktheu atë në një yll ndërkombëtar.

Aktorja shqiptare, Adriana Matoshi krahas angazhimit në rolet filmike e teatrale ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për jetën e saj, duk

Justin Hartley dhe Chrishell Stause janë divorcuar zyrtarisht. Çifti i aktorëve u martuan në 2017-ën ndërsa u ndanë në vitin 2019.