Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj dhe partneri i saj, ish-deputeti Mark Frroku dyshojnë se mund të jenë prekur nga koronavirusi pasi kanë pasur simptoma të ngjashme me ato të virusit.

Në një lidhje në Skype në emisionin në Top Channel “Shqipëria Live”, Rudina tregoi se Marku kishte pasur kontakt me pacientin 0 në një ceremoni varrimi, dhe më pas të dy patën temperaturë të lartë, ku Frrokut i shkoi mbi 40.

Aktorja tha se telefonuan 127-n pasi gjendja e tyre u përkeqësua, por doktoresha e i ka thene se nuk kishte tampon dhe nuk mund të shkonin në shtëpinë e tyre por duhej thjesht të izoloheshin dhe ato ende nuk e dinë nëse janë të infektuar apo jo.

“U ngatërrova pak se kisha edhe bajamet. Isha me 39 temperaturë. Por duke qene se Marku ka takuar pacientin zero dhe dy miqtë e tij. Marku erdhi me temperaturë 40.2. Telefonuam 127 dhe na thanë se do vijnë të na bëjnë tamponin. Pimë vetëm paracetamol. Marku kishte dhimbje të tmerrshme trupi. Pas paracetamolit ulej temperatura. Këmbët nuk i ndjeja, më ishin paralizuar, Aty e ndamë mendjen se kishim koronavirus. Ne jemi mbyllur në shtëpi me 5 anëtarë të tjerë, dy janë prindërit e tij, 80 e ca dhe 70 e ca vjeç. Të moshuarit dhe fëmijët s’kanë asnjë simptomë. Kishim frikë mos infektonim prindërit e tij, sepse ishim bashkë. Madje unë gatuaja për të gjithë. Dhe kanë ngrenë nga duart e mia. Ne e ndamë mendjen. Dhe telefonuam serish 127. U acarova shumë. Personi bënte edhe si investiguese. Unë mezi po merrja frymë ajo më thoshte do dënohesh. U trembëm se kishim hallin e të tjerëve në familje. Asnjëri nga ata nuk kanë asnjë simptomë. Fola me doktoreshën  dhe më thanë se nuk vijmë dot se s’ka tamponë dhe me tha të vetëizolohemi. Duke qenë se e ka takuar pacientin zero mund të ketë koronën por më thanë se ne nuk vijmë dot vetëm nëse jeni në gradë të fundit. Doktoresha jo, infermiera që telefonova. Por edhe përgjigja është pak e frikshme. Ne kemi tre ditë pa temperaturë. Familjarët janë mirë. Mua mu shëruan edhe bajamet dhe do të operohem së shpejti. Se kemi hequr dyshimin. Jemi izoluar. Nuk e di nëse e kam. Kam tre ditë pa temperaturë. Unë kisha edhe bajamet. Po për Markun ishte me dhimbje koke. Probleme me frymëmarrjen nuk kemi pasur. Kollë nuk kishim. Pimë vetëm paracetamol. Marku e ka takuar në një ceremoni mortore. I ka dhënë dorën. Janë miq por nuk puthen si ne këta burrat. 8 ditë ka. Tre ditë kishim temperaturë por jemi më mirë. Ne përderisa jemi mirë nuk ka problem. Në momentin që është një pandemi e tillë ne nuk kemi patjetër të bëjmë tamponin, por ku ta gjejmë që të heqim merakun”, përfundoi aktorja.