Këngëtarja amerikane Taylor Swift do të marrë çmimin prestigjioz ”Ikonë Globale’, ditën e martë gjatë ceremonisë që do të mbahet ne O2 Arena ne Londër.

Swift është vlerësuar për ndikimin e saj të madh në muzikë në të gjithë botën dhe arritje të mëdha muzikore.

“Karriera e Taylor Swift është e pakrahasueshme, muzika dhe ndikimi i saj kanë bërë ndikuar miliona njerëz në të gjithë botë.  Duke përdorur platformat e saj që nxjerrin në pah çështjet globale ajo është përgëzuar për punën e saj ne promovimin e pranimit te komunitetit global”, u shpreh Brit Awards.

Fitues të tjerë të çmimit ‘Ikone Globe’ janë: Elton John, Robbie Williams dhe David Bowie.