Brenda pak vitesh Tayna u kthye në një nga reperet më të suksesshme shqiptare, pas famës që mori me këngën “Columbiana”.

Por tani duket se reperja shqiptare po synon tregun ndërkombëtar. Ajo ka lajmëruar se do vijë me një bashkëpunim me reperin e njohur francez, L’Algérino.

“Monna” titullohet kënga e tyre dhe ky është bashkëpunimi i parë i saj me një artist të huaj.

“Së shpejti”- shkroi reperja krahas fotos ku shfaqet në krah të L’Algérino.