“Të dua përgjithmonë”, modelja e njohur pranon hapur lidhjen me Robert Berishën

25/02/2020 - 22:19

Vitin e kaluar, pasi Roberti u nda nga Nora, u përfol se ai kishte nisur një lidhje të re me një modelen Xhesika Kadiu. Dyshja u fotografua bashkë dhe gjatë pushimeve në Turqi, mirëpo këngëtari e mohoi lidhjen.

Modelja ka befasuar me deklaratën e saj pak çaste më parë. Përmes një postimi në “Instagram”, ajo shkruan se është e vërtetë që ka qenë në një lidhje me Rober Berishën, teksa shton se dëshiron të kthehet me këngëtarin.

“Po, është e vërtetë që kam qenë në lidhje me Robert Berishën. Nuk e kuptoj pse gjërat duhet fshehur thua se po bëjmë krim. Personalisht mendoj që ka një dallim të madh mes të mbajturit një gjë private dhe të mbajturit një gjë sekret. Jam totalisht dakord që lidhja të mbahet private, po nuk mund të qëndroj në lidhje me dikë që më mban sekret. Njerëzit gjithnjë do të paragjykojnë dhe të kërkojnë dikë për të fajësuar. Është diçka që nuk mund të ndalet. Fytyrat publike harrojnë që edhe ata janë njerëz, kanë nevojë për dashuri dhe bëjnë gabime si çdo kush tjetër. Ne kemi një jetë për të jetuar. E nesërmja nuk na premtohet, kështu që unë nuk mund të jetoj një gënjeshtër. Ndoshta jam gabim për këtë por nuk më bëhet vonë. Ne të gjithë mësojmë nga gabimet tona. Jam kjo që jam dhe nuk kam asgjë për të fshehur. Robert, të falënderoj shumë për gjithçka që me kë dhënë këtë vit që shkoi, dhe do doja që gjërat të ishin ndryshe për ne. Ky stil jete shkatërron shumë gjëra të mëdha dhe kënaqësi të jetës. Shpresoj që një ditë gjërat do të ndryshojnë dhe ne mund të jemi bashkë përsëri. Edhe nëse nuk do të jemi, përsëri dëshiroj më të mirën për ty. Të dua tani dhe përgjithmonë.”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gazetarja Anila Basha është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë djalin e saj, Aris.

Kompozitori i njohur, Kledi Bahiti ka festuar ditëlindjet dhe urimet për të kanë qenë të shumta nga miq dhe familjarë.

Zaimina Vasjari në këto ditë karantine ka disa këshilla për femrat.

E kanë bërë një gjest shumë human kundrejt atyre që këto ditë janë lodhur shumë.

Këngëtarja Rezarta Shkurta njihet nga të gjithë për këngët e saj dhe si një biznesmene e suksesshme, por edhe për lidhjen e saj me nipin

Kjo ditëlindje për Fifin ishte ndryshe nga gjithë të tjerat sepse nuk mund të ishte pranë njerëzve të saj më të dashur, për shkak të izol

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu, edhe pse vitet ka shtuar shumë kilogramë, ai shprehet se gjatë këtyre ditëve të karantinës, si pasoj

Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, si rrallë herë ka folur për bashkëshortin e saj, ndërsa ka treguar edhe se si nisi historia e tyre e

Në fillim të marsit, Katy Perry dha lajmin e shtatzënisë në mënyrën më origjinale.

Këngëtarja e njohur Pink ka treguar është prekur nga koronavirusi.