Brenda pak vitesh Tayna u kthye në një nga reperet më të suksesshme shqiptare. Ajo mori famë të menjëhershme me këngën “Columbiana” dhe është kthyer në një ndër reperet më të dashura për publikun.

Tayna, ka udhëtuar gjatë këtyre ditëve për në Turqi, ku është duke kaluar disa ditë të mira pushimi, teksa po shijon suksesin e këngës së re që e publikoi pak para se të largohej për atje.

Ditën e djeshme reperja ka marrë dhe surprizën më të bukur të jetës, pikërisht në urën e Bosforit, në Turqi. Ajo ka ndarë një video në “Instagram” duke treguar mesazhin që ishte shkruar për të në ledin e vendosur në këtë urë.

Sinonim i femrave rebele, Tayna. Guximi për “çmenduri” Tayna”, ishin fjalët e paraqitura në urën e famshme. Pas kësaj surprize fshihet shoqja e ngushtë e këngëtares, Rina Malsori.

Të dua shumë gjithë jetën! Surprizë më të mirë në jetë kurrë nuk kam marrë! Kaq!”, shkroi Tayna.