Moderatorja Roza Lati ka qenë e ftuar ditën e djeshme në emsionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, por gjërat nuk kanë shkuar mirë gjatë intervistës.

Përmes një postimi në Instagram, Roza ka reaguar e ofenduar nga mënyra sesi Bieta i është drejtuar gjatë intervistës, ndërsa tregon se videoja që kishte shkëputur nga intervista dhe që e kishte postuar në llogarinë e saj e kanë fshirë.

“Unë nuk e kuptoj të të ftoj tjetra në studio dhe te te ofendoj… Dhe nderkohe me fshini videon ???? Nga walli ?????? Kam 1001 inboxe nga njerezit qe reagojne si mundet ne nje emision televiziv te te fyej tjetra ne shtepine e vete ku ti i shkon e ftuar … dhe nuk pertoj ti nxjerr te gjitha inboxet nje nga nje meqe lozni kaq piset dhe me fshini videon.”, shkruan Roza në postimin e saj.

Lati ishte e ftuar te “Ftesë në 5” për të folur më shumë rreth fotove të saj me të brendshme në vaskë që bënë shumë bujë, për të cilat Bieta e pyeti: Do t’i biesh dikujt në sy?

“Ti bie në sy dikujt, jo zemër unë bie në sy dhe kur dal e veshur me shapka kur nxjerr qenin. Unë zhvishem dhe kur dal në emision dhe kur dal për të pirë. Nuk vishem deri në grykë. Me thënë të drejtën minifundin e vesh, kurrizin nëse dua ta nxjerrë jashtë e nxjerr. E kam trupin në formë pse mos ta bëj. O Bieta, unë e kam me qef punën që bëj.”– iu kthye Roza, ndërsa në fund të intervistës foli për projektet e saj, ndonëse nuk u pyet.

“Emisioni u mbyll, do rinisë në shtator, faleminderit që pyete. Shumë i bukur edhe seriali, ua sugjeroj ta shihni.”

Më vonë kur Roza e pyet nëse mund të tregojnë një foto që ajo ka realizuar Bieta thotë: “Nuk e tregojmë dot për shkak të orarit.”