Ermal Meta, këngëtari me origjinë shqiptare i cili jeton në Itali ku është mjaft i famshëm është sensibilizuar me situatën e vështirë në të cilën ndodhet Shqipëria prej të martën e 26 nëntorit.

I prekur nga tragjedia, Ermali ka vendosur të ndërtojë shtëpinë e një prej familjeve të prekura nga tërmeti.

"Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të Erjon Veliaj duke dhënë kontributim tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Si familja Alla ka dhe shumë të tjerë që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do tju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut sado i vogël qoftë nëpërmjet portalit albania.al", shkruan ai në Instagram.

 
 
 

 
 
 
 
 

 
 

 
 
 

Seguo con preoccupazione le conseguenze del terremoto nella mia amata Albania e mi unisco al dolore di tutti coloro che hanno perso i propri cari. Ho risposto all’appello di @erionveliaj dando il mio contributo per aiutare nella ricostruzione della casa della famiglia Alla, in modo che Brisilda, Erseda, Erildi e la loro famiglia possa passare l’inverno lontano dalle macerie e dal freddo. Come la famiglia Alla ce ne sono molte altre che hanno bisogno del nostro aiuto. Chiedo a tutti un contributo, anche piccolissimo. Grazie di cuore. https://e-albania.al Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të @erionveliaj duke dhenë kontributin tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Por ashtu si familja Alla, ka ende shumë të tjera që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do t'ju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut, sado i vogël qoftë nëpërmjet portalit https://e-albania.al