Thanë se kishte ‘tradhtuar’ PD-në për PS-në, reagon e revoltuar Çiljeta

19/01/2021 - 15:08

Ditën e djeshme në shumë media online qarkulloi me shpejtësi lajmi se Çiljeta Xhilaga ishte larguar nga Partia Demokratike pasi ishte zhgënjyer nga drejtimi i Lulzim Bashës.

“Unë jam larguar nga PD-ja sepse kam pakënaqësi nga Lulzim Basha. Unë kam ndryshuar dhe vota ime këtë vit shkon për PS-në dhe Edi Ramën. Sigurisht që habiteni por Rama e meriton, demokratët janë zhgënjyer nga Luli”, thuhej se kishte thënë Çiljeta në një intervistë, por nuk dihej se në çfarë emisioni.

Ky lajm mesa duket ka qenë i rremë dhe këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në Instastory ku ka treguar se kjo intervistë është shpikur dhe se ajo vetë nuk ka thënë asnjë fjalë të tillë.

Nuk e di cilit i lindi në zemër të shpikë një intervistë timen ku flas sërish për politikë… nuk kam folur dhe nuk kam për të folur më ndonjëherë për bindjet e mia. Ato janë personale dhe nuk kam në plan t’i ngatërroj me personazhin publik. Dua të sqaroj të gjithë ata që më ndjekin se në deklaratën e publikuar nuk ka asnjë të vërtetë. Nuk jam larguar aspak si e zhgënjyer!”, shkruan Çiljeta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Irkenc Hyka është një ndër personazhet më të pëlqyer dhe baladat e tij kanë rrëmbyer vëmendjen, duke u kthyer menjëherë në hite.

Kisha ortodoske e Qipros ka bërë thirrje për tërheqjen e këngës zyrtare përfaqësuese të vendit në Eurovizion, duke thënë se promovon adhu

Moderatorja Dojna Mema dhe këngëtari Vlashent Sata janë padyshim një ndër çiftet më të përfolur në mediat rozë.

Çifti i njohur reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi janë bërë prindër për herë të dytë.

Parukieri i Kim Kardashian fotografoi momentin epik kur Kim po flinte dhe e postoi në rrjetet sociale.

Moderatori i emisionit "Gjoni Black", Meriton Mjekiqi mbrëmjen e 2 marsit është arrestuar në Prishtinë.

Aktorja Gal Gadot pritet të bëhet nënë për herë të tretë.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka bërë të ditur se gjatë i është nënshtruar një operimi në gju.

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj iu nënshtrua ditën e sotme testit për koronavirus.

Pak javë më parë, Çiljeta Xhilaga humbi të atin pas një beteje të gjatë me koronavirusin.