Këngëtari dhe kantautori i mirënjohur, Flori Mumajesi është një prej emrave më të dashur për publikun shqiptar. Ai gjithmonë ka tërhequr pas vetes mijera fansa duke vjedhur zemrën e tyre me anë të vokalit të unik e të pakrahasueshëm.

Që prej fitores së vitit të kaluar në ‘Këngën Magjike’ Flori u zhduk nga rrjetet sociale dhe nuk postonte më asnjë foto apo video nga jeta e tij private apo profesionale.

Së fundmi këngëtari ka surprizuar të gjithë fansat dhe kolegët e tij me rikthimin në muzikë.

Edhe disa ditë më parë, ai reagoi përmes një videoje ku tregoi se ka gati dy këngë, por vetëm njërën prej tyre  do të publikojë.  E mbrëmjen e sotme Flori ka vendosur të publikojë njërën prej këngëve, dhe ajo është “Thjesht të du”. Një baladë tjetër kjo e bukur, siç di vetëm Flori.