Tom Cruise do të jetë protagonist në filmin e parë që do të xhirohet në hapësirë

24/09/2020 - 17:32

Tani është zyrtare. Tom Cruise do të jetë protagonist në filmin e parë që do të realizohet në hapësirë. Filmi, ku xhirimet do të fillojnë në orbitë në tetor të 2021, do të financohet nga Space X e Elon Musk. Konfirmimi vjen nga pamjet që janë shpërndarë në Twitter-in e Space Shuttle Almanac, ku tregohet lista e vendeve dhe e personave të përfshirë në udhëtimet hapësinore të parashikuara për 3 vitet e ardhshme.

Në atë të tetorit që vjen 2021 është pikërisht edhe emri i aktorit. Përveç Tom Cruise lista përfshin pilotin Lopez-Alegria dhe një ‘turist’ të dytë, Doug Liman.

Liman është autor i The Bourne Identity, Mr. & Mrs Smith, si dhe i dy filmave më të fundit me Cruise Edge of Tomorrow – e Barry Seal – si dhe një ‘Histori amerikane’. Ekziston edhe një vend bosh për një tjetër pasagjer, por emri i tij është akoma i panjohur. Me një buxhet prej 200 milion dollarë si Cruise ashtu dhe Liman kanë një patentë piloti. Shpenzimet për filmin janë rreth 2 milion dollarë dhe Nasa ka dhënë bekimin e saj për këtë projekt: ’Jemi entuziast për të punuar me Tom Cruise në një film në bordin e Stacionit Hapësinor.

Kemi nevojë për media të njohura që inspirojnë një brez të ri inxhinierësh dhe shkencëtarësh, për të bërë realitet planet dhe ambiciet tona’, thonë përfaqësuesit e Nasas.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtarja e njohur, Beyonce ka pozuar për numrin e muajit dhjetor të “British Vogue”.

Princ Leka dhe Elia Zaharia u bënë u bënë prindër të një vajze më 22 tetor, të cilën vendosën ta quajnë Geraldina.

Aktorja e njohur hollivudiane, Scarlett Johansson është martuar në fshehtësi me të fejuarin e saj Colin Jost.

Kim Kardashian, mbushi 40-vjeç disa ditë më parë, ndërsa festa e saj ishte kryefjala e të gjitha mediave.

Xhevdet Ferri u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare më 16 janar të këtij viti.

Legjenda e muzikës, Elton John teksa ka folur në një videolive me këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e ka komplimentuar atë publ

Dhjetë ditë më parë, moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj  u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Die

Nuk është thashethem, ka një njeri të ri në jetën e Adele.

Gwen Stefani i ka thënë “Po” propozimit për martesë të Blake Shelton, pas 5 vitesh së bashku.

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj ka zbuluar ditën e sotme se ai dhe bashkëshortja e tij, Konstandina më në fund e kanë fituar bete