Tom Hanks: Koronavirusi si Lufta e Dytë Botërore

08/07/2020 - 18:24

Aktori i famshëm hollivudian, Tom Hanks e krahasoi koronavirusin me Luftën e Dytë Botërore.

Që kur u sëmur vetë nga Covid 19 së bashku me të shoqen në muajin mars, ai është angazhuar mjaft në përpjekjet për ndërgjegjësim kundër pandemisë.

“Për shumë prej nesh, ekziston një lloj mirëmbajtjeje e vazhdueshme fiziologjike për trurin dhe trupin të cilën jemi përpjekur të ndjekim. Tani jemi në këtë situatë dhe ajo që mund të bëjmë është të përpiqemi të përgatitemi për ditën tjetër”, tha ai.

Për mjaft njerëz, prekja e Hanksit nga Covid 19 ishte këmbana e parë e rëndësishme e alarmit, e cila ra që në fillesat e pandemisë.

Nëse infektoheshin të famshmit, mund të infektohej kushdo, kjo ishte ideja që u krijua. Tom tha se nuk kishte pasur ndërmend ta fshihte vërtetën. Si ai, ashtu dhe e shoqja patën simptoma mjaft të rënda dhe e morën veten me vështirësi.

"Gazetarët më pyesin përse vazhdoj t`i kthehem Luftës së Dytë Botërore, e unë përsëris pyetjen që bënin njerëzit atëherë: Do të vdesim? Do të jetojmë? Do çlirohemi nga kjo gjë apo jo? Sa do të zgjasë? Për mua, këto janë probleme njerëzore në çdo situatë, edhe sot në 2020-tën”, u shpreh ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Jo vetëm në këngë, Rita Ora fiton një vëmendje të madhe dhe me fotot që poston në rrjete sociale.

Brad Pitt është një ndër aktorët më të dashur sidomos nga femrat.

Pas shumë vitesh punë në Top Channel, moderatorja Xhemi Shehu së fundmi është përfolur se është larguar nga televizioni.

Pak ditë më parë Joe Jonas dhe Sophie Turner u bënë prindër me një vajzë të cilën e quajtën Willa. Pas këtij momenti dyshja është treguar

Ish-futbollisti i famshëm brazilian Ronaldinho u arrestua 6 muaj më parë në Asuncion të Paraguait, bashkë me të vëllanë dhe menaxherin e

Aktorja amerikane Alyssa Milano tregon se si po i bien flokët si pasojë e koronavirusit. Edhe pse ajo e ka kaluar tanimë këtë virus, treg

Miliarderja Kylie Jenner festoi këtë të hënë ditëlindjen e saj të 23-të.

Moderatorja Dojna Mema e ka parë veten e saj në një lajm që duket se nuk ka asnjë lidhje me të.

Prej kohësh mediat kanë shkruar për planet e dasmës së Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës.