Tom Hanks foli për lodhjen e tij dhe vjelljen e gruas Rita Wilson gjatë koronavirusit. Aktori i famshëm foli për ato që përjetuan ai dhe gruaja e tij Rita Wilson për shkak të koronavirusit, shkruan CNN.

Aktori thotë se edhe pse nuk kishte simptoma aq të rënda sa Wilson, ai u ndje shumë i lodhur ndërsa ishte në izolim në një spital në Queensland, Australi, muajin e kaluar.

Ai tha se pas 12 minutash nga ushtrimet detyrohej të shkonte në shtratin e tij dhe flinte. Ndërsa, kur i tregoi mjekes se nuk po mundet t’i bëjë as gjysmën e ushtrimeve ngase ndihet i lodhur, Hanks shtoi “Ajo më shikoi me syzet e saj dhe më dha ju keni COVID-19”.

Hanks tha që gruaja e tij kishte një vjellje kaq të keqe nga ilaçi anti-malarie hidroksilklorine, saqë herë pas here nuk mund të ecte.

“Rita kaloi një kohë më të vështirë sesa unë”, tha Hanks. “Ajo kishte temperaturë shumë më të lartë dhe ajo kishte disa simptoma të tjera. Ajo humbi sensin e shijes dhe erës. Nuk kishte asnjë shije rreth ushqimit për tre javë… Ajo ishte aq keq sa duhej të zvarritej në dysheme nga shtrati tek objektet”.

Pasi u shëruan, çifti u kthye në shtëpi në Los Angeles në fund të marsit.