Këngëtarja Tuna Sejdiu iu është bashkuar ndihmave humanitare për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë të martën
Ajo gjithashtu ka qenë e pranishme edhe në një konferencë për media, së bashku me Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut dhe “Park Hospitality Group”.
Përmes një postimi në Instastory, Tuna ka treguar se ka vizituar Durrësin, ndërsa shkruan se nuk gjen dot fjalët për të përshkruar situatën aty dhe dhimbjen që ajo ndjen.
“Nuk kam fjale ta përshkruaj ketë dhimbje. Zoti e bëftë mirë. Lutem për ju. Lutem për të gjithë NE”, shkruan Tuna.