Turjan Hysko do të bëhet baba së shpejti. Këtë lajm e ka dhënë vetë Hysko dhe bashkëshortja e tij, Orinda Huta disa ditë më parë ku treguan famlijes së tyre do t’i shtohet një vajzë.

I ftuar sot në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, drejtuesi i spektaklit “Klanifornia” ka treguar se si ndihet tani që e di që do të baba.

“Në fakt nuk e di si mund ta shpreh si ndjesi, mendoja që kam qenë gati gjithë jetën për tu bërë baba. Kam pak frikë kur shikon ato goditjet tek barku Orindës. Me shpresën e Zotit shpresoj që gjithçka të shkoj mirë. Që do dhurojë shumë dashuri kjo është e sigurt, se sa i mirë do jem nuk e di”, tha Turi.