U dënua me burg pas akuzave për përdhunim, Harvey Weinstein përfundon në spital

25/02/2020 - 13:58

Ish-regjisori i filmave, Harvey Weinstein është shtruar në spital pasi raportohet se ka ndjerë dhimbje në gjoks pak pasi u dënua me burg për përdhunim dhe sulm seksual.

Ai u shpall fajtor pasi ka detyruar me forcë Mimi Haleyi-n, një ish-asistente t’i kryejë seks oral në vitin 2006 dhe për përdhunimin e një vajze që aspironte të bëhej aktore në vitin 2013.

67-vjeçari po transferohej në burgun e Rikers Island me një ambulancë e cila u dërgua në Spitalin Bellevue në New York, pasi ai u ankua për dhimbje në gjoks, raporton “Variety”.

Weinstein devijoi destinacionin për t’u kontrolluar për zemrën dhe presionin e lartë të gjakut, tha avokatja e tij, Donna Rotunno, tha gjatë një interviste në “Fox News”.

“Ai është në rregull”, shtoi ajo.

Ai raportohet të jetë ndjerë keq pas gjykimit, pasi pretendon pafajësinë:

“Unë jam i pafajshëm. Jam i pafajshem. Si mund të ndodhë kjo në Amerikë?”, raportohet të jetë shprehur Harvey.

Weinstein rrezikon deri në 25 vjet burg për akuzat e sulmit seksual. Ai gjithashtu u dënua për përdhunim të shkallës së tretë, i cili mbart dënimin me burg deri në 4 vjet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aktori turk mjaft i dashur për publikun shqiptar, Kivanç Tatlitug është dërguar në spital pasi dyshohej se ishte prekur nga koronavirusi.

Pas lajmit që qarkulloi në disa media se xhaxhai i këngëtares Greta Koçi është dënuar me 7 vite burg pasi ka përdorur emrin e saj për të

Një tjetër vdekje e një artisti është shënuar nga koronavirusi.

Moderatorja e njohur e RTSH-së, Hygerta Sako duket se nuk e ka pritur mjaft mirë shtrëngimin e masave për të parandaluar përhapjen e koro

Trajneri i njohur i dialektit, 76-vjeçari Andrew Jack ka humbur jetën të martën në një spital në Surrey, pas betejës me koronavirusin. 

Ata janë ndarë prej disa muajsh tashmë, pas katër vitesh dashuri së bashku, prej së cilës ka lindur një vajzë e bukur, Lea De Seine.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë parë në rrugët e Funchal, duke nxjerr shëtitje fëmijët e tyre, imazhe që në dukje nuk kanë

Këngëtari i njohur shqiptar Sidrit Bejleri ka njoftuar se sot ka humbur vjehrrin. Këngëtari shkruan në rrjete sociale se i afermi i tij v

Aktorja e njohur amerikane, Sharon Stone ka falenderuar Shqipërinë që i erdhi në ndihmë Italisë duke i dërguar mjekë dhe infermierë në nj

Prezantuesja e njohur italiane, Barbara D'Urso falënderoi mbrëmjen e djeshme Shqipërinë për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Ita