Moderatorja Arbana Osmani ishte një ndër të ftuarit VIP të ditëlindjes së Bes Kallakut, që u gjobit për mosrespektim të masave antiCovid.

Teksa ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram, Arbana krahas komenteve të tjera, është ndeshur edhe me një kritikë nga një ndjekëse për pjesëmarrjen në festën e 35-vjetorit të aktorit.

“Je nga të vetmet gazetare që të ndjek që nga kohët e top radio e deri sot, por në momentin kur si person publik u thua njerëzve ‘kini kujdes’ dhe në krahun tjetër shfaqesh në party me 30 njerëz a më shumë, sikur del kundra atyre që keni thënë”, shkruan ndjekësja.

“Faleminderit, polemikat e kota ua kemi lënë portaleve me kohë. Përqafime!”, ia kthen Arbana.