Këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis mbrëmjen e djeshme ka rënë në prangat e policisë greke, pasi u kap me armë dhe kokainë në makinë.

Para gjykatës këngëtari është shprehur se armën e mban pasi është në rrezik dhe se e kishte me leje, por i kishte mbaruar dhe nuk e kishte rinovuar më.

“Armën e kam me vete sepse jam në rrezik. Dokumentet e licencës kishin skaduar dhe nuk ishin rinovuar”, ka thënë ai.

Ndërsa, sa i përket sasisë së kokainës që iu gjet në çantë, ai u tha policëve në momentin e arrestimit që: “Është ashtu siç mendoni. Bëni punën tuaj, sepse e bëni mirë.”

Sakaq, pritet vendimi që do të marrin autoritetet greke për këngëtarin.