Mediat kosovare raportojnë se këngëtarja Fjolla Morina pas arrestimit ditën e sotme dhe shoqërimit në ambientet e paraburgimit ka pasur një përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

Ajo është transportuar me urgjencë në spitalin e Kukësit për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

Kujtojmë së këngëtarja kosovare u ndalua në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën që kishte në makinën që drejtonte vetë, iu gjet armë zjarri pistoletë dhe 23 fishekë.

Bashke me të janë ndaluar edhe dy personat që ishin në makinë, ndërkohë qe në bagazh i është gjetur një pistoletë në dukje e dyshuar lodër çakmak.