Vetëm pak ditë më parë, Tuna dhe Patris Berisha ishin në qendër të vëmendjes, pasi u përfol për një ndarje mes çiftit. Dyshja e njohur nuk u panë më së bashku dhe nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Për më tepër këngëtarja nuk mbante më as mbiemrin e partnerit të saj dhe kjo ngriti akoma më shumë dyshime se ata i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Mirëpo, duket se çifti i ka hedhur poshtë aludimet. Përmes një postimi në “Instastory”, Patrisi dhe Tuna kanë treguar se janë së bashku si familje, dhe po shijojnë fundjavën në shtëpi.

Tuna publikoi në ‘InstaStory’ një video ku tregonte duart e Tianit duke përgatitur brumin, ndërkohë që e ndihmonte edhe Patrisi. Ndërsa ky i fundit publikoi një video me djalin e tij, Tian në shtëpi, duke lënë të kuptohet se ata ishin bashkë dhe nuk ka më vend për dyshime.