Reperja Iggy Azalea ka rënë pre e një grabitjeje mbrëmjen e djeshme, kur një person ka marrë më shumë se 350 mijë dollarë bizhuteri nga shtëpia e saj në Atlanta, në më pak se 10 minuta.

Sipas mediave ndërkombëtare, reperja ishte në shtëpi kur ndodhi grabitja. Kamerat e sigurisë kanë kapur hajdutin, i cili kishte vendosur maskë dhe doreza.

Ai u fut nga dera e pasme e shtëpisë, të cilën këngëtarja e kishte lënë hapur pasi po priste të dashurin e saj.

Ndër bizhuteritë e vjedhura ishin shtatë unaza diamanti që kapin shumën prej $ 70,000, një unazë fejesë prej 35,000 dollarësh, dy zinxhirë diamanti të artë me trëndafila etj.