Modelja dhe sipërmarrësja Greis Petroviç realizoi një intervistë me “Skype” një ditë më parë me emisionin “Ftesë në 5”, ku ka treguar se është infektuar me Covid-19.

Prej 7 ditësh ajo po lufton me virusin, teksa ka treguar se po e kalon me simptoma të lehta, me pak temperaturë dhe dhimbje koke.

“Uroj që ta kem kaluar këtë dreq COVIDI para se të vijë në jetë djali”, u shpreh Greis.

Ajo është shtatzënë për herë të dytë dhe djali i saj pritet të vijë në jetë në fillim të muajit dhjetor. Greis është nënë e vogëlushes Emel, me të cilën ka realizuar edhe disa foto shumë të bukura së fundmi.