Vanessa, bashkëshortja e basketbollistit Kobe Bryant feston sot ditëlindjen.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka zbuluar se ka gjetur një letër, sipër zarfit të së cilës shkruhej: “Dashuria e jetës sime”, që burri i saj i ndjerë shkroi për të para vdekjes së tij.

“Ironia është se Kobe kishte vendosur një foto timen të vizatuar me një engjëll që më mbante në krahë. Më mungon dashuria e jetës sime dhe vogëlushja ime e ëmbël. Mirënjohëse që u zgjova pranë 3 vajzave të mia të ëmbla sot. Do të doja që të ishim të gjithë bashkë. Dëshira ime e ditëlindjes”, shkruan Vanessa.

Legjenda e basketbollit dhe vajza e tij Gianna humbën jetën si pasojë e një aksidenti me helikopter në janar të këtij viti.