Vëllai i princeshë Diana-s kundër serialit "The Crown": Është trillim!

24/11/2020 - 11:46

Vëllai i Princeshë Diana-s, Charles Spencer nuk është aspak dakord me ngjarjet e serialit të famshëm "The Crown" që ka nisur tashmë në Netflix.

Ai ka paralajmëruar publikun se seriali është trillim dhe ngjarjet që po jepen nuk janë të vërteta, megjithëse historia në tërësi është e tillë.

Gjatë sezonit të katërt të “The Crown” janë paraqitur sërish intrigat në të cilat është përfshirë Princesha, ndërsa Charles është shprehur:

"Seriali e ka bazën mbi faktet, mirëpo pjesët e rëndësishme ndërmjet nuk janë fakte. Producentët më kanë lutur që të xhironin në shtëpinë tonë familjare, por nuk e kam miratuar këtë. Më shqetëson fakti që njerëzit duke e shikuar serialin do të harrojnë se e gjitha është trillim. Një pjesë e publikut e përjeton serialin si mësim të historisë, që në fakt nuk është dhe është detyrë e imja që t’i paralajmëroj për këtë."

Disa ditë më parë, ai kujtoi motrën e ndjerë me një foto të vjetër në Twitter, ku publikoi një foto të rrallë të Diana-s në moshë të vogël.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtarja Lady Gaga e cila këndoi himnin kombëtar shoqëruar nga banda e marinës amerikane në inagurimin e Joe Biden si president i SHBA

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali një vit më parë u bë nënë për herë të dytë.

Rihanna shquhet për stilin e saj të veçantë për të cilin duket se nuk kursen aspak. Këngëtarja e famshme është fotografuar mbrëmë në New

Këngëtari i njohur, Robbie Williams ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Fifi i bëri të gjithë lëmsh me deklaratat për “Stracciatella-n” e saj.

Këngëtarja e njohur Dua Lipa ka treguar gjithmonë se sa e lidhur është me vendin e saj të lindjes dhe së fundmi i ka bërë thirrje të gjit

Prej muajsh, aktorja durrsake Olta Gixhari është zhvendosur në Spanjë për të jetuar me bashkëshortin e saj, të cilin ende nuk e ka zbulua

Harry Brant, një model dhe djali i koleksionuesit të artit bashkëkohor Peter Brant dhe gruas së tij, supermodeles Stephanie Seymour, ka v

Alex Rodriguez është gati të martohet me JLo sa më parë të jetë e mundur.

Ditën e djeshme në shumë media online qarkulloi me shpejtësi lajmi se Çiljeta Xhilaga ishte larguar nga Partia Demokratike pasi ishte zhg