Jelani Maraj, vëllai i reperes Nicki Minaj është dënuar të hënën me 25 vjet burg, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 11-vjeçare në shtëpinë e tij në Long Island në vitin 2015.

Gjykata e dënoi me burg Marajn-n në nëntor të vitit 2017, pasi viktima dëshmoi gjatë gjyqit se Maraj e kishte përdhunuar vazhdimisht atë në 2015-n ndërsa nëna e saj ishte në punë.

Prokurorët kanë thënë se provat e ADN-së të gjetura në pizhamet e vajzës lidheshin me Marajn. Vëllai i vogël i vajzës gjithashtu dëshmoi në gjyq se ai ishte dëshmitar i një sulmi seksual.

Avokati i Maraj-t apeloi dënimin në vitin 2018. Të hënën Maraj tha në gjykatë se kishte një problem me alkoolin dhe kërkoi një “shans të dytë”. Një nga avokatët e tij tha se ai vuante nga çështje shëndetësore, përfshirë hipertensionin dhe aneminë dhe kërkoi dënimin minimal prej 10 vjetësh.

Por gjykata e dënoi atë me 25 vjet burg ndërsa avokati i Marajt, Stephen Scaring tha se ai planifikon të apelojë vendimin e gjykatësit.