U bë kohë që në media komentohet jeta private e këngëtares së njohur shqiptare, Rovena Dilo. Ajo u përfol se ishte në një marrëdhënie dashurie me balerinin Eltion Merja por kjo gje nuk u pranua dhe as mohua nga ana e saj. Këto kohë po flitet se çifti nuk janë më bashkë dhe këtë përgjigje e dha vetë Rovena.

Këngëtarja ishte një ndër të ftuarat në emisionin “Shiko kush Luan” ku u bë pjesë e lojërave argëtuese që u zhvilluan në studio. U zbulua një detaj për jetën private të Rovenës e që me siguri do i verë “kapakun” thashethemeve që përfliten për të.

Në “Ndaje ose digje”, Rovena u pyet nëse fjalët që qarkullojnë janë të vërteta, është në një lidhje apo “single” dhe ajo u përgjigj se po, është “single” për momentin.