Kënga më e bukur e dekadës së fundit është “Video games” e Lana del Ray. Çmimi u dha nga ‘Q Awards’ në  Londër.

E publikuar në 2011-n, balada fillmisht u refuzua nga dhjetra shtëpi diskografike, me argumentin se ishte shumë e gjatë dhe për pasojë e lodhshme për t’u dëgjuar në radio.

Por, 4 minutat dhe 45 sekondat romantike përhumbëse që të çojnë në tjetër gjendje, u bënë shpejt hit botëror.

Vetë Lana ndihet e nderuar, edhe pse nuk ishte e pranishme për të tërhequr çmimin.