28/01/2021 - 11:23
Reperi i njohur shqiptar, Stresi ka bërë një dedikim prekës për biznesmenin e ri nga Kosova, Albert Krasniqi, i cili u vra dje me armë nga i ati.
Përmes një postimi në rrjete sociale, i prekur nga ngjarja e rëndë, Arkimedi shkruan:
"Kush te ka njoft tka dasht, me deshte dhe te deshta Albert! Kjo bote është e flliqt shihemi ne boten tjetër. Zoti Është i Madh".
Albert Krasniqi nuk ishte emër i panjohur, pasi pesë vite më parë u arrestuar si i përfshirë në konfliktin mes grupeve rivale të Hip Popit "OTR" dhe "Babastars", ku gjatë një përleshjeje fizike në Prishtinë, ai qëlloi me armë mbi këngëtarin e njohur Noizy.
/portali DurresLajm/