“West Side Family” rikthehet në “Kënga Magjike” me një pjesëtar surprizë!

19/11/2019 - 20:11

West Side Family është një nga grupet shqiptare që mori famë nga kompeticioni i muzikës “Kënga Magjike”. Hera e fundit kur ata morën pjesë në “Kënga Magjike” ishte viti 2008 dhe tashmë 5 vite pas ndarjes nga jeta të Dr.Florit grupi ka vendosur të rikthehet sërish.

Madje ata kanë përgatitur dhe një surprizë, sepse West Side Family do të ngjitet në skenë me vëllain e Dr.Florit, Alban Kondin. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Albani për “Anabel.al”. Ai ka treguar se nuk e kishte menduar që të merrte pjesë bashkë me Landin dhe Mirin dhe se gjithë ideja erdhi spontanisht.

“Nuk e kisha fare në mendje. Së bashku me Elgit Dodën, po punonim për disa artistë që do të marrin pjesë në festival si Xheisara apo Olsi Bylyku dhe ishim përqendruar tek ta. Ndërkohë Landi dhe Miri po mendonin të merrnin pjesë dhe ndërsa unë me Elgitin po punonim për këngën e tyre ‘7 ditë’ , aty për aty u vendos dhe pjesëmarrja ime”, ka treguar Albani.

Por nëse ndokush mund të mendojë se ai do të bëhet përgjithmonë pjesë e grupit, Albani e ka hedhur poshtë këtë teori. Ai është shprehur se tashmë West Side Family është si një familje që mirëpret këngëtarë të ndryshëm, sot do të jetë ai e nesër dikush tjetër.

Bëhen plot 20 vjet nga koha kur West Side Family mori për herë të parë pjesë në “Kënga Magjike”, ndaj me siguri djemtë do të kenë menduar që këtë vit të rikthehen më fuqishëm se asnjëherë tjetër.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pak kohë më parë Robert Berisha habiti të gjithë kur me anë të një postimi në rrjetet sociale njoftonte se ai dhe Nora ishin ndarë.

Këngëtarja Rovena Dilo mori pjesë këtë vit në “Festivalin e Këngës Magjike” në një bashkëpunim me Hit Man dhe Rolla.

Këngëtari italian Al Bano Carrisi ditën e sotme ka humbur nënën në moshën 96-vjeçare.

Ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare, ylli i pop-it, Marie Fredriksson.

Të tjera detaje zbardhen nga vdekja e parakohshme e reperit amerikan, Juice Wrld i cili është ndarë nga jeta të dielën në moshën 21-vjeça

Këngëtarja suedeze, Marie Fredriksson, vokalistja e grupit Roxette, ka humbur jetën në moshën 61-vjeçare pas një lufte të gjatë me sëmund

Mbrëmjen e kaluar në emisionin “NIN” ishte e ftuar aktorja Adriana Matoshi, e cila tregoi detaje për jetën e saj profesionale, suksesin d

Nora dhe Era Istrefi kanë vendosur të organizojnë një koncert në Tiranë, fitimet e të cilit do t’i dhurojnë për personat e prekur nga tër

Këngëtari Robert Berisha ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon, ku ka folur edhe njëherë për divorcin e tij nga Nora,

Besa Kokëdhima, ishte artisja e cila hoqi dorë nga pjesëmarrja në festivalin e “Këngës Magjike” me arsyetimin se nuk mundte të këndonte p