Xhaxhai përdorte emrin e saj për të mashtruar, reagon Greta Koçi: Lidhjet familjare s’i diktojmë ne

02/04/2020 - 16:28

Pas lajmit që qarkulloi në disa media se xhaxhai i këngëtares Greta Koçi është dënuar me 7 vite burg pasi ka përdorur emrin e saj për të mashtruar qytetarë se do t’u siguronte viza kanadeze apo dhe amerikane, ka reaguar vetë artistja.

Përmes një letre të hapur, Greta ka bërë me dije se nuk ka asnjë dijeni për çfarë ka ndodhur dhe se ajo mban përgjegjësi vetëm për veprimet e saj dhe jo për të të tjerëve.

LETRA E PLOTË

Të nderuar miq,

Ditën e djeshme është publikuar një artikull në disa nga portalet vendase, i cili mban emrin tim. Dua të bëj publike se ky artikull është totalisht i PAVËRTETË dhe nuk ka asnjë lloj lidhjeje me mua!

E kuptoj që portalet përdorin emrat e artistëve për të gjeneruar klikime dhe para, POR kjo nuk do të thotë që kanë të drejtë të shpifin e të njollosin emrin tim apo të kujtdo tjetër. Këtë emër, e kam ngritur me shumë punë, mundim dhe me mbështetjen e një publiku fantastik. Nuk ka të drejtë ASKUSH, ASKUSH të shkelë mbi të.

Aq sa dini ju për këtë “artikull”, aq di dhe unë. Në të përmendet se një nga anëtarët e fisit tim (xhaxhai), është i përfshirë në një proçes gjyqësor. Për këtë unë nuk jam as e përfshirë dhe as nuk kam njohurinë më të vogël.

Të dashur miq që më keni mbështetur gjatë gjithë karrierës sime, në çdo segment jetësor unë përfaqësoj vetveten. Asnjë njeri tjetër nuk më përfaqëson mua, qoftë juridikisht apo moralisht. Askush nuk ka të drejtë të thirret në emrin tim sikurse as unë në emrin e tjetrit. Veprimet e secilit janë personale dhe është e padrejtë të referohen mbi mua, vetëm pse unë njihem në publik.

Nuk kam shkelur dhe nuk do shkel kurrë asnjë rregull. Veprimet, qoftë të bukura apo të dëmshme të njerëzve të tjerë, për mua janë të huaja dhe nuk pranoj asnjëherë të ndërlidhem me ASNJË prej tyre.

Sidoqoftë, lidhjet familjare nuk i diktojmë ne, ato janë të diktuara para se ne të shkelim në këtë botë. Unë mbaj përgjegjësi vetëm për veprimet e mia dhe të asnjë njeriu tjetër, kushdo qoftë ai apo ajo.

Shënim: Kjo letër është e lejueshme të merret nga të gjithë mediat, në mënyrë që të mbyllet një herë e mirë ky fallcitet!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjithmonë më pranë njëri-tjetrit Katie Holmes dhe shefi Emilio Vitolo të cilët nuk fshihen më.

Gjetja e dy pistoletave, teksa këngëtarja Fjolla Morina po hynte në territorin shqiptar me makinën e saj “Audi” i kushtoi masën “arrest s

Reperi i njohur Stresi ka rezultuar pozitiv me koronavirus, gjë që e ka befasuar atë.

Gjatë episodit të djeshëm të “Big Brother VIP” në Itali (Grande Fratello VIP), si i ftuar special, aktori Gabriel Garko zbuloi – pa qenë

Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj do të bëhen së shpejti prindër.

Reperi shqiptar Geri Xhara, i njohur me emrin e artit si Big Basta prej disa vitesh është zhvendosur me familjen e tij në Zelandën e Re.

Këngëtarja e njohur Arilena Ara po shënon një tjetër arritje në karrierën e saj, duke u bërë pjesë e botës së modës.

Tani është zyrtare. Tom Cruise do të jetë protagonist në filmin e parë që do të realizohet në hapësirë.

Matthew Koma ka bërë diçka të pazakontë për të shprehur dashurinë për bashkëshorten e tij Hilary Duff.

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret me prejardhje shqiptare që gëzon famë në gjithë botën.