Pas shumë vitesh në ekranin e Top Channel, duket se moderatorja e programit “Portokalli”, Xhemi Shehu ka dhënë dorëheqjen.

Burime të brendshme dhe të sigurta thonë për Anabel.al se Xhemi është larguar nga ky televizion.

Ndonëse nuk ka asnjë reagim nga vetë moderatorja, burimet thonë se kontrata është ndërprerë dhe Xhemi ka firmosuar dorëheqjen.

Ky lajm vjen pak kohë pas atij se e gjithë “Portokallia” do transferohet në një tjetër televizion, bashkë me regjisorin Altin Basha.