Pas shumë vitesh punë në Top Channel, moderatorja Xhemi Shehu së fundmi është përfolur se është larguar nga televizioni.

Në fakt, këtyre spekulimeve të fundit i është përgjigjur vetë Xhemi, duke thyer kështu heshtjen e duke na qartësuar më mirë se çdo të ndodhë në të ardhmen  e afërt me të.

Në foto të ndryshme në Instagram, Xhemi s’mund t’i shpëtonte pyetjeve për largimin e saj nga “Portokalli”, ku në dy prej tyre ka konfirmuar largimin nga show i humorit.

“E vërtetë që s’do jesh më në ‘Portokalli’?”– e pyet një ndjekës, ndërsa moderatorja i përgjigjet me “Po”.

“Mos u lodh shumë se kemi ‘Portokallinë’ në tetor”, koment të cilit Xhemi i është përgjigjur: “Nuk lodhem duke e parë nga shtëpia.”

Ende nuk e dimë kush do të jetë tashmë në drejtimin e emisionit të humorit dhe ç’surpriza ka rezervuar Xhemi për të ardhmen.