Ndonëse ka kohë që nuk ka publikuar këngë të reja, Zanfina Ismaili vazhdon të mbetet këngëtare e pëlqyer per publikun.

Mirëpo, rrugëtimi i saj në muzikë ka përfunduar dhe Zanfina është larguar përfundimisht nga kjo industri.

Këngëtarja e ka konfirmuar lajmin në një intervistë përballë motrës së saj, Adelinës, në “Prive”.

Aktualisht, Zanfina po punon në dy profesione të ndryshme, të cilat ka preferuar të mos i bëjë publike.