Megjithëse është shumë i ri, vetëm 21 vjeç, Brooklyn Beckham është fejuar me partneren e tij Nicola Peltz, 25 vjeçe.

Lajmi u bë i ditur nga“Daily Mail”, që raporton se Victoria dhe David i dhanë djalit bekimin e tyre.

Këtë lajm Brooklyn e kishte ndarë me miqtë e tij të afërt, mirëpo s’ka vonuar shumë dhe fejesa ka shkuar në veshin e mediave.

Çifti po shijonte lidhjen e dashurisë për 9 muaj, teksa ka vendosur që marrëdhënia të kalojë në tjetër stad.

“The Sun” ka zbuluar shifrën marramendëse të unazës që 21-vjeçari i ka dhuruar të fejuarës së tij. Mësohet se unaza e smeraldit ka diamantë 5 karatësh dhe vlen 250,000 £.

Këtë unazë Brooklyn e ka dizenjuar vetë për partneren e tij të zemrës, ndërsa lajmin e bukur e kanë ndarë më në fund edhe në rrjete sociale.