Shpërblimi për nxënësit e dalluarit, Rama “bën për urgjencë” ministrin e Financave

30/12/2015 - 20:11

“Unë nuk jam i shkëlqyer si ju, do doja të merrja edhe unë të gjitha 10-ta”. Me këto fjalë kreu i qeverisë, Edi Rama u është drejtuar nxënësve të shkëlqyer, gjatë takimit me rastin e festave të fundvitit, duke sqaruar edhe atë që e ka cilësuar lapsus me shumën e shpërblimit.

Rama ka theksuar se ata do të marrin në fakt vetëm 50 mijë lekë të vjetra e jo të reja, sikundër ai njoftoi gjatë deklaratës për shpërblimet gjatë daljes së dy ditëve më parë nga kryeministria.

“Nuk është vetëm 50 mijë lekeshi që merrni, i vjetër, kam bërë lapsus ditën e pare e gati sa nuk përfundoi në urgjencë Ministri i Financave kur e dëgjoi. Më shumë se shuma që mund të blini libra apo të bëni qejf është nevoja për t’u thënë faleminderit, për t’u thënë faleminderit se jeni burim inspirimi, jeni burim force në moment të vështira, shembull kuptimplotë, kur duket se ata që ankohen kanë të drejtë, dhe ka momente të tilla”- tha Rama.

Në një fjalë gjatë së cilës nuk kanë munguar batutat, kryeministri ka premtuar përkushtimin e qeverisë dhe angazhimin e saj për mbështetjen e kësaj kategorie të shkëlqyerish.

“Shumë e kanë shumë më të lehtë t’i shpenzojmë ato pak para për Fb, derdhin gjithë dëshpërimin apo për celular ku të vrasin kohën dhe të shpenzojnë energjitë duke vajtuar që këtu nuk bëhet gjë, këtu është e pamudnur, ndërkohë që ju jeni prova që këtu jo vetëm bëhet, por mund të shkëlqesh, se si tregojnë brezat dhe vitet, apo ata që sot janë në shkolla nga më të miratnë evropë nuk jeni të shkëlqyeshëm vetëm për këtu, jeni në gjendje të shkëlqeni kudo ku shkoni”- iu drejtua Rama nxënësve me të gjitha 10-ta.

Sipas Ramës, prej vitesh studentët shqiptarë janë më të mirët në Itali, janë të spikatur dhe kjo është historia që sfidohet me endrra të mëdha dhe vullnet të madh. Duke iu referuar rastit të pesë studentëve të shkëlqyera në Itali, ai tha se ato vijnë nga familje të varfëra, me shumë fëmijë, me të gjitha 10, dhe edhe atje ishin më të mirat.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: