Shuhet me gjak grushti i shtetit në Turqi (FOTO & VIDEO)

16/07/2016 - 08:08

Agjencia e lajmeve Reuters ka zbuluar bilancin e viktimave si pasojë e tentativës për grusht shteti në Turqi. Sipas mediave turke, 90 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 1100 të tjerë janë plagosur. Ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag bëri të ditur se 1563 ushtarakë pjesëmarrës në gushtin e shtetit janë arrestuar gjatë natës në Turqi.

Ndërkohë janë hapur aeroportet, aeroporti Ataturk i Stambollit ka nisur fluturimet. Në Stamboll u hap edhe ura e Bosforit, e mbyllut gjatë natës, duke bllokuar qarkullimin. 

 

ERDOGAN RIKTHEHET NË STAMBOLL

Presidenti i Turqisë, Erdogan mbërriti në aeroportin e Stambollit nga Bodrumi, ku po kalonte pushimet e tij me familjen. Mësohet se Erdogan është pritur nga qindra njerëz në aeroport.

Gjatë një konference për shtyp Erdogan ka thënë pas rikthimit se një grup personash kanë organizuar grushtin e shtetit. Ai tha se tentativa për grusht shteti ishte një sulm ndaj unitetit e sovranitetit kombëtar, ndërsa personat përgjegjës do marrin përgjigjen e merituar dhe do paguajnë shtrenjtë. Presidenti tha se kjo është një përpjekje e vazhdueshme për përmbysjen e qeverisë, ndërsa tentativa e sotme ishte nga një grup i vogël brenda ushtrisë.

Më herët u raportua se Erdogan ishte nisur për azil në Berlin dhe Londër për shkak të grushtit të shtetit. Kryeministri Yildim fajësoi armikun e Erdogan, Gylen, por persona brenda këtij grupi mohuan të kenë pasur lidhje me ngjarjet e se premtes.

Ndërkohë pas njoftimit nga qeveria se ka marrë kontrollin e vendit dhe se grushti i shtetit ka dështuar, në aeroportin e Stambollit është raportuar për një shpërthim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: