Skandali në jetimore, shkarkohet drejtoresha këngëtare

08/07/2015 - 13:22

8 korrik 2015 - Skandali që shpërtheu në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër ka prekur edhe drejtoreshën e saj.

Anjeze Gjeluci, përveçse drejtoreshë e jetimëve, edhe këngëtare e muzikës popullore e tallava, u shkarkua sot nga ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi.

Pas shfaqjes së pamjeve filmike nga emisioni “Ça thu”, ku fëmijët e vegjël u keqtrajtonin nga kujdestaret e tyre, ky skandal e çoi vetë ministrin Klosi në Shkodër, nga ku deklaroi se do të luftohen rastet e dhunës dhe edukatoret e jetimoreve në vend do t'u nënshtrohen testeve.

Për rastin në fjalë, edukatorja Edvana Sula është në gjendje arresti, ndërsa dy të tjerët Manjola Banishta dhe Albert Reka po hetohen në gjendje të lirë (Lexo: Videoskandali i jetimëve, lirohen dy nga kujdestarët).

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: