Skrapari dhe rakia, replika Berisha-Braho në Parlament

05/12/2013 - 18:58

TIRANË, 5 dhjetor 2013 - Skrapari dhe madje dhe rakia e Skraparit janë bërë objekt debati në seances e sotme parlamentare. 
Deputeti i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij të dhënë nga nënkryetari i Parlamentit, Vangjel Dule theksoi se “në kombinatin mekanik të Poliçanit janë pushuar 60 punëtorë të thjeshtë vetëm se janë simpatizantë të PD-së. Kjo është vepër e Ilir Metës”. 

Pas fjalës së Berishës, në foltore u ngjit deputeti i LSI, Spartak Braho që deklaroi se, i fundit që duhet të zërë me gojë Skraparin është vetë ish- kryeministri Berisha. 

“Mos e ul veten të dalësh në konferenca shtypi me drejtorin e IT siç bëre dje. Ti Skraparin nuk ke si e zë në gojë se e le pa rrugë, jo më ti përmendësh emrin sot këtu”. 

Por, dhe pse Dule nuk pranoi ti japë fjalën, Berisha insistoi duke thënë se qeveria e tij nuk e pa kurrë Skraparin nga goja e rakisë siç i ka dalë nami. 

“Së pari duhet ti them zotit Braho se për Skraparin, qeveria e mazhorancës së kaluar ka bërë më shumë se për çdo territor tjetër të këtij vendi. Ka bërë TAP-in që duke filluar nga viti i ardhshëm e shndërron Skraparin një nga kantierët më të rëndësishëm të Evropës. Ju Skraparin e shikoni nga gota e rakisë, unë e shikoj nga njerëzit”. 

/balkanweb/ 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: