Thirrje për aplikim në Durrës: Kurse profesionale për teknikat tradicionale në ndërtim

20/05/2019 - 16:30

Trajnimi “Teknikat tradicionale në ndërtim” vjen tashmë edhe në Durrës! Ky trajnim intensiv 5-mujor i certifikuar, për mjeshtëritë e restaurimit të gurit, drurit dhe suvasë në ndërtesa historike do të zhvillohet në periudhën qershor - nëntor 2019.

Ky kurs është i hapur për profesionistët e lirë, ata që duan të mësojnë mjeshtëritë e restaurimit dhe ata që punojnë pranë shoqërive të licensuara në fushën e zbatimit të punimeve të restaurimit. 

Trajnimi në qytetin e Durrësit realizohet nga CHwB Albania në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës, Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës dhe Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional Publik Durrës. Ky trajnim financohet nga Ministria e Ekonomisë, Energjitikës, Transportit dhe Zhvillimit Rajonal në landin e Hessen-it, Gjermani via GIZ, si edhe nga qeveria Suedeze.

Afati i fundit i aplikimit është 24 maj 2019, ndërsa aplikantët duhet të kenë përfunduar arsimin e mesëm ose profesional.

Aplikimet do të dorëzohen së bashku me dokumentacionin përkatës të përcaktuar në formular pranë zyrave të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare (DRKK Durrës) ose pranë Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Publik në Durrës (DRFPP Durrës), në adresat e mëposhtme. 

DREJTORIA RAJONALE E KULTURËS KOMBËTARE, DURRËS

Adresa: Lagjja nr. 1, Rruga “Kolonel Tomson”, Durrës

Tel: 05 2222806 / Kodi Postar 2001

DREJTORIA RAJONALE E FORMIMIT PROFESIONAL PUBLIK DURRËS

Lagja Nr. 17, Rruga: “P. Sorro”, (ish URT) – Durrës,

Tel / Fax 052 229857, 052 221463,

Formularin e aplikimit, dhe më shumë informacion për trajnimin mund ta gjeni këtu:

http://chwb.org/albania/news/thirrje-per-aplikim-kurse-profesionale-per-teknikat-tradicionale-ne-ndertim-moduli-4/?lang=sq

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dëshira e shqiptarëve për të ikur nga vendi nuk po ka të ndalur, përkundrazi është ringjallur sërish në 2019-n.

Mjaft kritike paraqitet situata në banesat e dëmtuara më rëndë nga dy lëkundjet e fuqishme të tërmetit të së shtunës.

Me një problematikë të shtuar si rrjedhojë e rënies drastike të numrit të nxënësve nisi edhe ky vit shkollor.

Vijon gatishmëria e ekipeve mjekësore në spitalin e Traumës, në QSUT dhe në spitalin e Durrësit.

Një banore e lagjes nr.13 në Durrës, tek një pallat shumë katësh, në rrugën “Venecia”, ka treguar për DurrësLajm tmerrin

Një grua e lënduar nga tërmeti i fuqishëm në Tiranë ka rrëfyer panikun. Duke mos dashur të tregojë fytyrën, por vetëm pjesën e dëmtuara n

Artisti i njohur Agim Mujo, vëllai i aktores së madhe shqiptare Yllka Mujo është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare.

 Pas Turqisë, edhe Italia merr përsipër trajtimin e specializuar të rasteve të veçanta të pacientëve shqiptarë, me sëmundje  të rralla.

Nën kujdesin e Këndit të BE-së të Bashkisë së Durrësit u zhvillua një konkurs-ekspozitë me punime kreative të  nxënësve të disa shkollave

"Qesja e fundit" është nisma më e re e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, që u prezantua sot në auditoret e Universitetit "Aleksandër M