Iu shkatërrua banesa, por producentja Myzejen Konduri gëzon fëmijët e prekur nga tërmeti (VIDEO+FOTO)

04/12/2019 - 14:56

Shkrimtarja e njohur për fëmijë, Myzejen Konduri, njëkohësisht edhe Producente e Miss & Mr Durrësit dhe Miss & Mr Turizmi, bashkë me disa prej fituesve të këtyre eventeve, shkuan sot te fëmijët e traumatizuar nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, te hotel "Bonito" & "FAFA", ku ata janë strehuar së bashku me familjet e tyre.

Autorja nga Durrësi i dhuroi një nga librat e saj më të bukur “VITI I RI DHE FLUTURZA E BORËS”, duke iu përcjellë vogëlushëve, pak atmosferë nga festa tradicionale e fundvitit.

Më pas, së bashku me Miss Turizmin 2019 Françeska Rustemi, Mr Top Model Kristian Josifi, Miss Buzeqeshjen Anluiza Kovaci, Miss Simpatinë Zira Sabli etj, sfiluan e luajtën me fëmijët... Miss-et iu dhuruan fëmijëve shiritat e tyre të fitores e gëzuan për pak orë...

Myzejen Konduri gjeti forcën për të mbushur me hare zemrat e vogëlushëve të pafajshëm, teksa vetë ka kaluar ditët më të vështira në jetën e saj ashtu si shumë durrsakë të tjerë. Myzejenit iu shkatërrua banesa nga tërmeti i fuqishëm, e teksa rrobat dhe sendet e saj personale i ka shpërndarë tek të njohurit, nuk ngurroi të organizonte këtë aktivitet për t’iu gjendur pranë fëmijëve e për t’u solidarizuar me të prekurit nga tërmeti që ka lënë pasoja të rënda në vendin tonë...

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas shpërthimit të pandemisë gjimnazi “Petro Nini Luarasi” dyert e shkollës i hapi vetëm në ditët kur u zhvilluan provimet e maturës.

Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe studime nga institucione të tjera e kanë vërtetuar se Shqipëria ka nivelin më të ulë

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një video mesazh të mjekes Najada Çomo.

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim prekës për nënën e tij Aneta, e cila u nda nga jeta një ditë më parë.

Banorët e pallatit 1035, në lagjen nr. 9 të qytetit të Durrësit, janë njoftuar për lirimin e banesave, pasi pallati i tyre do të shembet.

Urdhri i Stomatologut ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës, e cila ka qenë me profesion mjeke stomatologe.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë takimit me epidemiologët e Tiranës, një prej vatrave kryesore n

Shqipëria tashmë ka 12 rektorët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 30 korrikut, që do të drejtojnë Rektoratet e Universiteteve Publike.

Është ndarë nga jeta doktoresha e QSUT-së Albana Çela.

Besimtarët myslimanë festojnë ditën e sotme festën e Kurban Bajramit, por për herë të dytë si në Fitër Bajram, në kushtet e masave anti-c