"Kishim bërë plane për mbrëmjen e maturës", viti i pazakontë dhe pengjet e maturanteve të Durrësit!

06/06/2020 - 20:31

Mbrëmja e maturës finalizon një kapitull të rëndësishëm të moshës më të bukur të jetës sonë, adoleshencës. Viti i fundit i gjimnazit duhej të ishte i jashtëzakonshëm, por për maturantët e këtij sezoni, vështirë se mund ta thuash këtë.

Të kapluar nga ethet e provimeve të maturës, që janë aq të rëndësishme e vendimtare për udhën që do të marrin drejt vazhdimit të ciklit universitar, brezi i maturës 2020 ndjehet i trishtuar pasi ky vit iku kaq bosh e pa shumë kujtime; pa ekskursionin e fundit e mbi të gjitha pa pasur mundësi për të bërë mbrëmjen e maturës, aty nga ku nis një stad tjetër jete.

Tri maturante të shkollës profesionale "Hysen Çela" në Durrës: Anxhela, Kejsi dhe Monika, nxënëse të degës së Konfeksioneve, në një komunikim me "DurrësLajm" përmes platformave me video live, treguan pengjet e tyre dhe frikën e provimeve që i presin t'i zhvillojnë për pak ditë.

Dje ishte dita e fundit e konsultimeve, të cilat nuk kanë mundur t’i ndjekin çdo ditë për shkak të mungesës së transportit, ndërsa tani ju duhet të përgatiten për provimin e parë që është të hënën e 8 qershorit.

Këtë vit të pazakontë, edhe tezat janë përgatitur ashtu siç nuk pritej, vetëm me alternativa, një opsion ky që maturantet e shohin me pakëz frikë pasi mund t'i penalizojë.

Ndërsa kujtojnë me nostalgji ditën para tërmetit të 26 nëntorit kur janë mbledhur për herë të fundit në klasën e tyre, tre 19-vjeçaret tregojnë se pikërisht në kohën kur pandemia erdhi në vendin tonë, ato do të nisnin të qepnin fustanin që do të vishnin në mbrëmjen e lamtumirës.

- Jeni rikthyer gjatë këtyre 3 javëve të konsultimeve në shkollë për parapërgatitjen e provimeve të maturës?

Anxhela: Jam rikthyer vetëm 5 ditë. E kisha të pamumdur për shkak të transportit. Edhe ato 5 ditë kam ecur në këmbë rreth 1 orë vetëm vajtje.

Kejsi: Jo, nuk jam kthyer për shkak të transportit. Jetoj shumë larg shkollës.

Monika: Jo, për shkak se ndodhem larg qytetit të Durrësit dhe kam pasur mungesë transporti. Por do të kisha dashur të shkoja pasi do arrija t’i kuptoja akoma më mirë konstultimet që do na jepnin.

- Keni frikë për provimet? Si ju duket që tezat do të jenë betëm me alternativa, penalizuese apo ndihmuese?

Anxhela: Kam pak frikë, sidomos në lëndën e matematikës. Janë shumë pyetje dhe pak kohë, jo të gjithë jemi ekselentë. Penalizues për nxënësit dhe lehtësues për korigjuesit sipas meje.

Kejsi: Po, kam frikë. Vetëm ideja provim mature më frikëson, plus ka ndryshuar mënyra e provimit. Provimi me alternativa më duket penalizues.

Monika: Të them që s’kam, duket që gënjej, është mëse e qartë që secili prej nesh ka atë frikën brenda sesi do të shkojnë të gjitha provimet. Përsa i përket provimeve me alternativa, ndihmuese nuk  janë, të paktën për ne, mbase janë për pjesën e korigjimit.

-Pengu juaj në lidhje me mbrëmjen e maturës, që fatkeqësisht për herë të parë nuk do të bëhet këtë vit për shkak të kushteve...

Anxhela: Jo vetëm mbrëmja e maturës por i gjithë viti i fundit është peng për mua. Tërmeti na anuloi eskursionin, pandemia mbrëmjen e maturës. Dita e fundit që jemi mbledhur si klasë ka qenë 25 nëntori, kishim festë atë ditë dhe festuam pa e ditur çfarë do të ndodhte.

Kejsi: Unë e kisha menduar që në fillim të shkollës mbrëmjen e maturës dhe mezi po e prisja, por fatkeqësisht nuk do të bëhet dhe më vjen keq për mënyrën sesi po e mbyllim shkollën.

Monika: Matura e thënë nga të gjithë është periudha më e bukur që kalon gjatë viteve shkollore. Kot s’ka dalë dhe kënga (qesh). Kisha planifikuar shumë për maturën pasi fatkeqësisht unë as minimaturën nuk e kam bërë. Kisha shpresa këtu, por që as kjo s’po bëhet. Uroj që maturantët në vazhdim të mos kenë fatin tonë!

-Ju si nxënëse të arsimit profesional, të degës së Konfeksioneve, kishit nisur të skiconit fustanin që do të vishnit mbrëmjen e maturës?

Anxhela: Pooo, që në fillim të vitit madje. E kisha ideuar fustanin, kisha zgjedhur shoqëruesin, madje edhe makinën me të cilën do të më merrte. Në mars kisha planifikuar qepjen e fustanit.

Kejsi: Bashkë me shoqet e kishim lënë që në fillim të pranverës të blinim copat dhe të nisnim qepjen e fustanit. Donim t'i hiqnim qafe para provimeve. Por pasi koronavirusi erdhi edhe te ne, nuk bëmë dot asgjë.

Monika: Po normalisht, bashkë me shoqërinë time!

-Si do ta përshkruanit vitin e fundit të shkollës, që përkoi me dy situata të vështira e shkëputje nga bankat; tërmeti dhe pandemia e koronavirusit...

Anxhela: Një vit i paharrueshëm, fatkeqësisht jo ashtu siç e kishim menduar.

Kejsi: Me ato që ndodhën, nuk e di në mund të quhet vit shkollor.

Monika: Zoti na ka ruajtur në radhë të parë, dhe shyqyr që asnjërit prej nesh në shkollë nuk i ka ndodhur gjë, pavarësisht faktit që shkolla jonë nga lëkundjet e tërmetit ka pësuar dëme dhe ne ishim të detyruar të shkonim në një shkollë tjetër, gjë të cilën e kam pasur pak problem pasi ndërruam vend dhe çdo gjë më dukej ndryshe, por që qofshin me kaq!

-Sezoni shkollor 2019-2020 nuk ka qenë fort i lehtë për të gjithë brezat e nxënësve dhe studentëve.

Por më të penalizuar ishin nxënësit e Durrësit, të cilëve nuk iu desh të luftonin vetëm me koronavirusin, por edhe më një situatë akoma më të rëndë, tërmetin e 26 nëntorit që gjithashtu i detyroi të shkëputeshin nga bankat e shkollës.

Megjithë vështirësitë e hasura, që ndoshta mund t'i kenë bërë edhe më të fortë, "DurrësLajm" iu uron suksese të gjithë maturantëve në provimet e maturës dhe drejt çdo rrugëtimi dijeje!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mjeku i njohur kardiokirurg, Edvin Prifi deklaroi se ka shumë studime në lidhje me pandeminë dhe përhapjen e koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu ka deklaruar se Task-Forca antiCOVID ka intensifikuar kontrollet dhe m

Situata me mbeturinat urbane në zona të ndryshme të Durrësit shqetëson qytetarët.

Gjinekologia Anika Dokle ka postuar një foto fantastike, të një bebeje e cila ka lindur me këmishë në maternitetin "Koço Gliozheni".

Në Shqipëri vazhduan edhe sot vdekjet e përditshme për shkak të koronavirusit.

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka përcjellë një mesazh për kolegët e tij për të cilët thotë se kanë harruar “Betimin e Hipokratit” duke sjell

Pas shumë përplasjesh të shoqëruara me shkarkime, pezullime e akuza të ndërsjella, Universiteti i Tiranës po shkon drejt një gare të re z

"Kemi rritur në mbi 90 mijë teste në dizpocion të Insitutit të Shëndetit Publik për identifikimin e rasteve të reja me Covid19 në ven

Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore Skënder Brataj ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një ngjarje që i ka ndodhur sot n

Familjet që drejtohen nga burrat, kanë tendencë t’i përdorin të ardhurat për argëtime, restorante dhe udhëtime, ndërsa familjet që “qever