“Mblodhi kursimet për udhëtimin e ëndrrave”, vogëlushja shqiptare në Itali i dhuron për të prekurit nga tërmeti

03/12/2019 - 13:01

Kishte mbledhur me ditë, javë e muaj për të realizuar udhëtimin e ëndrrave të saj, një shëtitje në Paris, por ka vendosur t’i japë kursimet e saj për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit. Është kjo historia sa prekëse e frymëzuese e 7-vjeçares, Semona Ndou, e cila bashkë me familjen e saj jeton në Firence.

Në këto ditë të vështira për qytetarët e prekur ngë tërmeti, lajmet e trishta që vinin nga Shqipëria kanë prekur zemrën e Semonës së vogël, e cila edhe pse vetëm 7 vjeçe, vendos të solidarizohet me bashkëmoshatarët e saj në Atdhe. “Udhëtimin mund ta bëj një herë tjetër, këto do i dërgojmë në Shqipëri”, janë fjalët që vogëlushja u ka drejtuar prindërve, ndërsa në dorë mbante arkën e kursimeve.

Ka qenë halla e saj, e cila e ka sjellë atë në redaksinë e News24, janë plot 70 euro, të cilat stafi i televizionit ka vendosur t’ia dërgojë një prej bashkëmoshatarëve të saj, i preku nga tërmeti i fortë i së martës së një jave më parë.

Në kavanozin ku Semona ka ruajtur kursimet e saj, ka edhe një mesazh, shkruar bukur prej saj me shkrim dore. “Për të gjithë bashkëatdhetarët e mi që u tronditën nga tërmeti, unë jap kursimet e mia për t’i ndihmuar me keqardhje nga Firence. Semona”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka siguruar qytetarët në Laç se shërbimi provizor i urgjencës nuk do të

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, zbuloi në rubrikën “Opinion”, në News24, se si është aktualisht gjendja shëndetësore e Ramë

Pasojat e pastërmetit të 26 nëntorit në Durrës janë dramatike në këtë prag dimri për mijëra banorë në Durrës.

Qendra “Smart Center” në Durrës vjen me oferta festive në muajin dhjetor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Qendra Sociale “Gonxhe Bojaxhi”, është shprehur se shërbimi  shënd

E ftuar në rubrikën "Opinion" në "News 24", psikologia Artemis Shehu tha se trauma pastërmet mund të zgjasë deri në katër javë.

Ashtu siç ishte përcaktuar edhe nga Ministra e Arsimit dhe Sportit, ka nisur sot procesi mësimor në zonat e goditura rëndë nga tërmeti sh

Shqiptarët nga e mbarë bota vazhdojnë që të japin kontribute të çmuara për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit.

Më 7 dhjetor 2019, lektorët e universitetit "Aleksandër Moisiu" Durrës (UAMD, Osman Metalla dhe Eugen Pepa, dhe Lions Club International

Shtyhet sërish nisja e procesit mësimor për Universitetin e Mjekësisë dhe atë Politeknik në Tiranë.