“Nëna mbronte me trup vajzën”, zjarrfikësi rrëfen tmerrin: Më kërkoi ujë, skenë që s’kam për ta harruar tërë jetën

03/12/2019 - 08:19

Momente dramatike, gati si skenat e filmave janë ato që ka përjetuar Irjat Matraku, komandat i Grupit të zjarrfikësve gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti.

I ftuar në emisionin “Real Story” Matraku tregoi se i ishte caktuar detyra që të vijonte operacionin në pallatin 6-katësh në Durrës, ku humbën jetën disa persona, mes tyre nëna, vajza e vogël dhe gjyshja.

Zjarrfikësi tha se skena kur ka parë nënën e saj duke mbrojtur me trup vajzën e pajetë, nuk do t’i shqitet kurrë nga mendja. Bëhet fjalë për Diena Karanxhën dhe vajzën e saj Esiela, të cilat janë dy nga viktimat e tërmetit shkatërrues.

“Ngushëllime familjarëve së pari. Në momentin e parë që mora sinjalin nga drejtori i Zjarrfikëses, u paraqita në repart. Mora për detyrë të shkoja në pallatin 6-katësh në Durres. Pasi shkuam në vendin e ngjarjes, bashkë me grupin tim filluam kërkim-shpëtimin për personat që ndodheshin nën rrënoja. Pallati ishte shembur. Në një krah ndodheshin 4 trupa, që ishin nën rrënoja, sipas informacioneve që na dhanë dhe të afërmit. Në krahun tjetër ishin një gjyshe më nipin që ishin në rrënoja. Atje ishte një nënë bashkë me një fëmijë që ishin gjallë. U munduam me ato mjetet tona, punuam me thonj. E dëgjonim zonjën. Në momentet e para dhe fëmija ishte gjallë. I jam afruar zonjës, i kam dhënë ujë…Aq mundësi kishim. Me ato mjete që kishim. Më pas erdhi Policia e Rendit dhe nisën punën. Më pas erdhën forcat RENEA, ata kishin mjete. Ishte tragjike dhe ajo skenë s’do më ikë deri sa të….e përjetoj dhe e kam përjetuar. Një nënë që të mbajë fëmijën poshtë. Ishte tmerrësisht….por ne këtë punë kemi. Ne zjarrfikësit shohim drama shumë. Si ky rast…se di... Kam qenë 72 orë në atë vendngjarje, S’kam pasur mundësi të bëjë telefonata. Pasi nxora familjen time jashtë ika në vendin e ngjarjes. 72 orë pa komunikuar me familjen”, tha ai.

Sheme Myzeqari – komandat i grupit të zjarrfikësve:

Ishim në një objekt 4 katësh. Godina ishte rrafshuar komplet. Njoftova qendrën që kemi një person nën rrënoja dhe komunikova me të. Ishim 3 veta, u konsultova me ta. Veprimet tona ishin me kazmë, me lopatë, me levë. Fola me ata 3 persona dhe ata më dhanë një matrapik, dhe tentuam që të futeshim tek ai ambient që dëgjonim zërin e Lavdoshit. Kishim siklet pasi mund të kishim goditje tjetër tërmeti. Në momentin që e nxorëm gjysëm e trupit të Lavdoshit, në atë moment bie një tërmet me magnitudë 4 të shkallës rihter. Shokët tanë dhe qytetarët aty ishin në lotë. Pasi s’u mendua se do dilnim të gjallë aty. Pasi nxorëm personin, u lidha me qendrën dhe u thash; operacioni doli me sukses.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu ka deklaruar se Task-Forca antiCOVID ka intensifikuar kontrollet dhe m

Situata me mbeturinat urbane në zona të ndryshme të Durrësit shqetëson qytetarët.

Gjinekologia Anika Dokle ka postuar një foto fantastike, të një bebeje e cila ka lindur me këmishë në maternitetin "Koço Gliozheni".

Në Shqipëri vazhduan edhe sot vdekjet e përditshme për shkak të koronavirusit.

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka përcjellë një mesazh për kolegët e tij për të cilët thotë se kanë harruar “Betimin e Hipokratit” duke sjell

Pas shumë përplasjesh të shoqëruara me shkarkime, pezullime e akuza të ndërsjella, Universiteti i Tiranës po shkon drejt një gare të re z

"Kemi rritur në mbi 90 mijë teste në dizpocion të Insitutit të Shëndetit Publik për identifikimin e rasteve të reja me Covid19 në ven

Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore Skënder Brataj ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një ngjarje që i ka ndodhur sot n

Familjet që drejtohen nga burrat, kanë tendencë t’i përdorin të ardhurat për argëtime, restorante dhe udhëtime, ndërsa familjet që “qever

Vëllazëria Ungjillore Shqiptare doli në një deklaratë për mediat këtë të hënë duke mohuar që familja Josifi të ketë lidhje me ato që pred