Universiteti Ndërkombëtar në Strugë, tashmë e ka shndërruar në një praktikë, organizimin dhe realizimin e vizitave të shumta studentore në institucione të ndryshme.

Studentët kanë mundësi të vizitojnë nga afër ambientet dhe mënyrën e tyre të funksionimit, duke i hapur rrugë edhe realizimit të punës praktike në këto institucione respektive.

Për informacione me të hollësishme rreth UNS, vizitoni faqen zyrtare www.iust.edu.mk ose kontaktoni në numrin 0038946786160.

(Në foto: disa momente nga vizita në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, realizuar nga studentët e Fakultetit Juridik prane UNS-së).