Vijon gatishmëria e ekipeve mjekësore në spitalin e Traumës, në QSUT dhe në spitalin e Durrësit. Në këto spitale kanë  marre shërbim mjekësor 105 qytetarë të lënduar nga tërmeti, nga të cilët 74 qytetarë kanë marre shërbim në spitalin e Traumës, kryesisht me dëmtime të shkaktuara nga rrëzimet apo goditjet.

Pjesa më e madhe e pacientëve kanë lënë spitalet dhe aktualisht janë 7 qytetarë që po marrin shërbim në spitalin e Traumës dhe 3 qytetarë në spitalin e Durrësit.

Spitalet janë në gatishmëri të plotë me staf të përforcuar mjekësor. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në zbatim planin e gatishmërisë për rastet e emergjencave.