138 mijë vaksina kundër gripit, kategoritë që e përfitojnë falas (VIDEO)

13/11/2019 - 12:36

Nis vaksinimi kundër gripit për kategoritë e rrezikuara, për të parandaluar komplikacionet e gripit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishte sot në qendrën shëndetësore nr. 10 në Tiranë, ku deklaroi se janë në dispozicion të grupeve më të rrezikuara 138 mijë vaksina kundër gripit falas.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Instituti i Shëndetit Publik ka marrë masa për vaksinimin falas ndaj gripit të grupeve të rrezikuara, duke filluar në kohë vaksinimin falas fillimisht për personelin shëndetësor dhe të moshuarit, për të shmangur komplikacionet e gripit”, tha Manastirliu.

Vaksinat janë të dedikuara për të mbrojtur grupet më të ndjeshme të popullatës, duke përfshirë për herë të parë edhe fëmijët në moshën 2 deri 5 vjeç. Grupet e tjera të rrezikuara që mund të kryejnë vaksinat falas janë gratë shtatzëna, personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike si diabet, sëmundje kronike obstruktive pulmonare, sëmundje kronike të zemrës, veshkave, mëlçisë si dhe persona obezë apo me imunodeficiencë të të gjitha moshave.

Vaksinat kundër gripit sezonal, të cilat do të përdoren sivjet, janë të parakualifikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
Vaksinimi do të kryeht falas në çdo qendër shëndetësore dhe sipas specialistëve, është koha më e mirë për të bërë vaksinën tashmë që ende nuk ka qarkullim të virusit të gripit në vendin tonë.

Manastirliu u shpreh se një tjetër investim i rëndësishëm me fondet e buxhetit të shtetit për ruajtjen dhe sigurinë e vaksinave është edhe pajisja e 50 qendrave shëndetësore në vend me frigoriferë të rinj, të çertifikuar, sipas standardeve, me qëllim rritjen e sigurisë së vaksinave të parakualifikuara dhe forcimit të zinxhirit ftohës, që përbën një hallkë të rëndësishme për rujtjen dhe plotësimin me efektshmëri të procesit të vaksinimit.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë në Facebook një mesazh të mjekes Silvana Çeliku për situatën e përkeqësuar pre

Instituti i Shëndettit Publik ka dhënë disa këshilla për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë me makina gjatë stinës së nxehtë të verës.

Shkolla jopublike 9 dhe 12-vjeçare “Pavarësia” në Durrës, është gati për të pritur nxënësit në vitin e ri shkollor 2020-2021, nën kushtet

Ish-Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se ngjarja e rëndë në Kombinat të Tiranës, ku nëna d

Ministrtja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu iu bën apel të rinjve për të marrë përgjegjësi individuale për të frenuar përhapjen e korona

Ujësjellës Kanalizime Durrës i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Kryqit të Kuq për të dhuruar gjak për nevojat e spitalit.

Regjistrimi në universitete do të nisë në fund të korrikut dhe të tre raundet do të aplikohen në U-albania.

Në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Durrës, është në gjykim çështja civile me nr.

Guxoni të ëndërroni dhe ëndrra do te bëhet pjesë e realitetit tuaj!

Me masat e mbrojtjes personale, duke respektuar kushtet e sigurisë për shkak të epidemisë së shkaktuar si pasojë e COVID19, u zhvillua so